Zjarr i madh në Mirditë, era e fuqishme dhe terreni malor përkeqësojnë situatën

15 Maj 2020, 12:02 | Përditesimi i fundit: 2020-05-15 12:04:12

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë  terrenin e  thyer malor m në fshatin Xhuxhë në Fan të Mirditës. Pishat kanë marrë flakë dhe të ndihmuara nga era e fortë por dhe terreni i thyer malor për të ndërhyrë ka shkaktuar përhapjen e flakëve të mëdha duke djegur deri tani rreth 200 ha tokë me pisha e shkurre.

Nga forcat që janë në terren, të stacionuara në vendin e quajtur qafa e Komit, ku zjarri mund t’i  afrohet një kompleksi blegtoral, banorët e të cilës janë evakuuar dhe nuk rrezikohet as jeta njerëzore dhe as e atyre të bagëtive.Në pamundësi për të ndërhyrë  me forca dhe mjete tokësore, sepse terreni është i vështirë, edhe  ndërhyrje nga ajri për momentin është e vështirë nga era e fortë dhe prezenca e mjegullës dhe tymit të madh që ka shkaktuar zjarri.