Zjarr i madh në Rrogozhinë, digjen 15 hektarë me ullinj

5 Shtator 2020, 20:38

DURRËS- Një zjarr masiv ka rënë ditën e sotme, i cili ka përfshirë një sipërfaqe me rreth 15 hektarë me ullishte në fshatin Zambishtë të Rrogozhinës.

Sipas të dhënave, mësohet se nga zjarri rrezikon të përfshihet edhe pylli me pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëse nga Kavaja, Rrogozhina dhe nga Peqini, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.