Zjarr i madh në Vlorë, terreni malor bën të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses

2 Tetor 2020, 21:35

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e fshatit Dukat në Vlorë.

Era e fortë nuk po favorizon zjarrfikëset dhe punonjësit e zonave te mbrojtura, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e tyre.

Shkak i vështirësive në ndërhyrje është bërë edhe terreni malor. 

Në këto momente në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për neutralizimin e situatës.