Zjarr i madh në zonën e Pashalimanit, helikopteri i FA ndërhyn për shuarjen e flakëve

30 Qershor 2020, 19:26 | Përditesimi i fundit: 2020-06-30 20:15:09

Një zjarr i përmasave të mëdha raportohet të ketë rënë mesditën e sotme në Karaburun të Vlorës, në zonën e Pashalimanit.

Flakët e zjarrit janë ndihmuar edhe nga era, ndërsa për shuarjen e tyre është angazhuar edhe një helikopter i Forcave të Armatosura.