Zjarr i madh përshinë pyjet pranë rrugës së Kombit

6 Qershor 2022, 16:50

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor që ndodhet pranë Rrugës së Kombit në zonën e Repsit ne Mirditë.

Flakët e zjarrit janë shfaqur rreth orës 15:00 dhe janë përhapur ne një sipërfaqe te konsiderueshme, duke vënë në rrezik dhe banesat përreth. Në terren ndodhen zjarrfikësit e Mirditës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.