Zjarr i përmasave të mëdha në Tale të Lezhës, rrezikohen bizneset në bregdet

18 Qershor 2022, 18:17 | Përditesimi i fundit: 2022-06-18 18:18:59

Një zjarr i përmasave te mëdha ka përfshire zonën e kënetës pranë bregdetit të talës në Lezhë. Flaket janë shfaqur rreth orës 17:00 dhe favorizuar dhe nga era janë përhapur ne një sipërfaqe të madhe, duke vënë në rrezik dhe bizneset në bregdet. Dy automjete zjarrfikese po punojnë për shuarjen e zjarrit.