Zjarr i qëllimshëm në 'Kodrën e Dervinëve' në Krujë, digjen mbi 6 hektar kullotë e pyje

9 Gusht 2020, 15:14

KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendin e quajtur "Kodra e Dervinëve" në rrethin e Krujës. Zjarri i favorizuar nga era e forte që po fryn ka djegur deri tani mbi 6 hektar kullotë e pyje. Jo shumë larg vatrës së zjarrit ndodhen disa banesa.

Për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëse, ajo e Krujës si dhe zjarrfikësja private e Niklës. Sipas eksperteve zjarrfikës zjarri në kodër është i qëllimshëm. Edhe në këto momente zjarri vijon të djegë.