Zjarr i qëllimshëm në Kodrën e Hakve në Fushë-Krujë, digjen 5 hektarë ullishte e vreshta rrushi

15 Gusht 2020, 14:32

FUSHË-KRUJË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke prej 5 hektarësh në fshatin Zezë mbi Kodrën e Hakve në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave nga gazetari i Report Tv, zjarri është i qëllimshëm.

Sipërfaqja që është nën flakë ka përfshirë një pemtore, një pjesë ullishte dhe një pjesë me vreshta rrushi. Sipërfaqja e zjarrit është përhapur dhe për pak mund të përfshijë një pyll me shkurre që ndodhet përreth saj. Për shuarjen e zjarrit ka ndërhyrë zjarrfikësja private e Niklës dhe është nisur edhe zjarrfikësja e Krujës.