Zjarr masiv në një ullishte në Patos, forca të shumta zjarrfikëse në terren

25 Qershor 2020, 17:27

Zjarr masiv ka përfshirë ullishten e fshatit Rusinje në Patos të Fierit. Në vendngjarje janë forca të shumta zjarrfikëse për të shuar flakët. Në krye të operacionit për shuarjen e flakëve është shefi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Patos, Alket Halimi.