Zjarr masiv në Orikum, flakët rrezikojnë disa banesa dhe lokale

11 Shkurt 2019, 10:56

VLORE-Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullota në Orikum. Flakët favorizohen edhe nga era, ndërkohë që gazetari i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili raporton se zjarri rrezikon disa banesa dhe lokale që ndodhen pranë vatrës. 

Report Tv sjell pamjet nga zjarri që ka përfshirë sipërfaqen me shkurre në Orikum. Banorët e zonës po ndihmohen edhe nga punonjësit e zjarrfikëses për të shuar flakët. Aktualisht janë dy zjarrfikëse në vendin e ngjarjes.