Report Tv raporton se një zjarr ka rënë në bodrumin e një pallati 12 katësh në Elbasan, pranë gjykatës së Elbasanit. Mësohet se është bërë i mundur evakuimi i banorëve.
Kanë qenë banorët e zonës dhe të apartamentit që kanë njoftuar zjarrfikëset. Falë ndërhyrjes së shpejtë të dy zjarrfikësve kanë bërë të mundur vënien në kontroll të zjarrit, por ende nuk është shuar vatra.Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.
