Zjarr në Devoll, e pamundur ndërhyrja nga zjarrfikëset! Banorë hapin breza dherash

27 Tetor 2019, 17:48

DEVOLL- Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar pasditen e kësaj të diele në pyjet e Devollit, specifikisht në zonën e Dobërgorës.

Gazetarja e Report TV, Gladiola Hoxha raporton se për shkak të terrenit të vështirë po ndërhyhet vetëm me punëtorë me pompa uji. Gjithashtu për mos përhapjen e flakëve kanë kontribuuar edhe banorët, duke hapur breza dherash.