Zjarr në Durrës, flakët e favorizuara nga era djegin 10 ha tokë/ Përcëllohen pemët e ullirit

25 Gusht 2020, 19:25

DURRËS- Një zjarr i madh ka rënë në fshatin Maskuri të Durrësit. Sipas informacioneve, banorët kanë njoftuar zjarrfikësit për një zjarr të fuqishëm që po favorizohej nga era e fortë.

Pas ndërhyrjes së disa forcave zjarrfikëse, u bë e mundur që rreth orës 16:30 të shuhej zjarri.