Zjarr në Elbasan, merr flakë banesa pranë stadiumit

16 Gusht 2020, 22:43

ELBASAN- Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Elbasanit, pranë stadiumit 'Elbasan Arena". Deri tani nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.