Zjarr në Elbasan, përfshihet nga flakët një banesë

29 Nëntor 2018, 22:24 | Përditesimi i fundit: 2018-11-29 22:32:14

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Çlirimi në qendër të qytetit të Elbasanit. Report Tv ka mësuar se në vendngjarje ndodhen 3 zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodhej njeri.