Zjarr në fabrikën e riciklimit në Greqi, mbulohet nga tymi i zi e gjithë zona e Atikës

15 Gusht 2020, 10:26

GREQI- Një fabrikë riciklimi mbetjesh plastike është përfshirë nga flakët në zonën e Atikas në Athinë. Sipas mediave greke, qyteti është zgjuar ditën e sotme nga një shtëllungë e madhe e zezë duke shkaktuar një ndotje kolosale të vendit.

Zjarri ka rënë në lagjen Metamorfosis, ndërsa një numër i madh zjarrfikësish ndodhën në vendin e ngjarjes për të mundësuar fikjen e flakëve. Deri më tani nuk ka asnjë raport të ndonjë personi të bllokuar në fabrikë. Sipas Departamentit të  Zjarrit do të duhet një kohë e gjatë për ta vënë zjarrin nën kontroll, ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura dhe do të hetohet pas shuarjes së tij.