Zjarr në Fier, digjen 6 hektar pisha, 3 grupe zjarrfikëse në 'luftë' me flakët

3 Tetor 2020, 16:43

Një zjarr ka përfshirë zonës pyjore të Hidrovorit në Seman.

Flakët kanë përfshirë rreth 6 hektar pisha nënkurorë por edhe shkurre dhe ferra që ndodhen në këtë zonë. Shefi zjarrefikëses Fier Zija Hyka shprehet se janë rreth 6 hektar pishë nënkurorë nën flakë.

Kjo nuk është hera e parë që masivi pyjor i Semanit përfshihet nga flakët, duke djegur edhe bimë të reja të pishave. Nuk duhet ende shkaku i rënies së zjarrit në zonë.

Në terren janë 3 grupe zjarrefikëse që po punojnë për të marrë nën kontroll vatrën e zjarrit të rënë në Seman.