Zjarr në Fushë-Krujë, flakët përhapen nga era dhe rrezikojnë banesat në Kënetën e Dervenit

15 Shtator 2020, 17:54

FUSHË-KRUJË- Një zjarr ka rënë në Kënetën e Dervenit në Fushë-Krujë. Sipas informacioneve për Report Tv, një sipërfaqe e gjerë me kallamishte është përfshirë nga flakët në Kënetën e Dervenit, e cila ishte tharë përgjatë verës.

Zjarri ka djegur deri tani një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë kallamishte si dhe ka djegur një sipërfaqe me pemë frutore.

o larg zjarrit ndodhen disa banesa të cilat rrezikohen nga përhapja e flakëve. Zjarrfikësja e Niklës, po mundohet të lokalizojë flakët dhe në ndihmë të saj është nisur edhe zjarrfikësja e Krujës, pasi zjarri po përhapet me shpejtësi.

Zjarri ka dëmtuar dhe faunën që strehohet në këtë kënetë, si shpendë të ndryshëm, lepuj etj