Zjarr në Fushë-Krujë, rrezikohet një banesë

22 Mars 2019, 19:29

Një zjarr ka përfshirë kodrën e Dervinëve në afërsi të fshatit Kamberas të Fushë-Krujës.

Zjarri i rënë rrezikon të afrohet pranë një banese që ndodhet në këtë kodër.

Ndërkohë zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po përpiqen të neutralizojnë flakët që kanë përfshirë kodrën. Dyshohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm.