Zjarr në kodrat e Divjakës, digjen 4 hektarë ullishte e 6 hektarë bimësi e egër

22 Korrik 2020, 21:28

DIVJAKË- Zjarri ka përfshirë kodrat e Divjakës, duke djegur rreth 4 hektarë ullishte dhe 6 hektarë bimësi e egër e shkurre. Dy zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të izoluar flakët. Gjithashtu edhe banorët e zonës e policia ndodhen atje në ndihmë të zjarrfikëseve.