Zjarr në kodrat e Kryekuqit në Divjakë! Digjen shkurre, rrezikohet sipërfaqja me ullinj

21 Gusht 2020, 19:45 | Përditesimi i fundit: 2020-08-21 19:47:04

DIVJAKË- Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premte në kodrat e Kryekuqit në Divjakë.

Nuk dihen ende shkaqet, teksa mësohet se rrezikohet një sipërfaqe me ullinj.Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.