Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, dyshohet për një person brenda!

24 Mars 2021, 20:08 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 20:09:16

Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në zonën e ish-doganës në Tiranë. Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshek. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj i kontaktuar nga Report TV thotë se nuk ka dëme në njerëz dhe se situata është drejt normalizimit. Prej më shumë se 2 orësh forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve por ende sipas tij në këto ambiente ka shumë tym.  Ndërkaq Goxhaj nuk i bën me dije shkaqet e këtij zjarri duke thënë se për momentin primare është normalizimi i situatës.Edhe pse policia nuk e konfirmon, në fakt dyshohet se brenda ambienteve të magazinë ku ra zjarri mund të jetë roja e objektit, pasi ai nuk po u përgjigjet në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Megjithatë nuk është ende e konfirmuar se roja ndodhet brenda magazinës