Zjarr në magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, roja shpëtoi 20 persona, vetë mbeti brenda! Xhaxhai me lot në sy: S'kemi asnjë shenjë

24 Mars 2021, 23:27

Prej orës 4 të pasdites ka rënë zjarr në magazinën e qendrës tregtare "Casa Italia" në zonën e ish-doganës në Tiranë dhe brenda dyshohet se është përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala. Pas 7 orësh nga magazina dalin shtëllunga tymi ndërsa trupi i Salës nuk është gjetur pasi është e vështirë të ndërhyhet.

Xhaxhai i tij me lot në sy tregon se Sala ka shpëtuar 20 persona derisa nuk doli më. Pas 7 prësh kërkime, shpresat thotë se i kanë te zoti pasi deri më tani nuk ka asnjë shenjë.

Magazinat janë në sipërfaqe të kondsiderueshme. Është vështirë të ndërhyhet se janë të mbushura me tym. Që nga ora 3 ka hyrë bredna ka shpëtuar disa persona derisa vetë mbeti brenda. Ka shpërtuar 20 persona. Nga ora 3 e gjys katër tani ora 11  nuk kemi asnjë shenjë, s'dimë kë të pyesim. Përgjigjia e vetme që më japin është nuk e gjejmë dot. Urojmë zotin ta kemi në anën tonë", thotë ai.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshekë. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj i kontaktuar nga Report TV thotë se situata është drejt normalizimit. Prej disa orësh forcat zjarrfikëse kanë punuar për shuarjen e flakëve por ende sipas tij në këto ambiente ka shumë tym. 

Roja e objektit, nuk u përgjigj në telefon familjarëve të tyre dhe ishte në punë në momentin e zjarrit. Familjarët e tij presin prej orësh jashtë ambienteve me lot në sy dhe me shopresë që ai të gjendet gjallë. Ai ka qenë një hero në momentet e para të zjarrit pasi ka nxjerrë një numër të konsiderueshëm punonjësish nga ambientet e magazinës deri në momentin që nuk doli më. 

Përtej rojes që dyshohet se mund të jetë brenda, por ende i pakonfirmuar nga policia, të gjithë punonjësit në katin e nëndheshëm dhe të parë janë evakuuar në mënyrë që të shmanget çdo lëndim i tyre deri në shuarjen e plotë të zjarrit.