Zjarr në një apartament në Durrës, dëme materiale dhe dy të moshuar të lënduar

1 Gusht 2018, 12:13 | Përditesimi: 1 Gusht 2018, 12:13

Një zjarr ka rënë në një banesë në qytetin e Durrësit në lagjen numër 5. Apartamenti ndodhej në katin e pestë të një pallati. Brenda banesës ndodheshin një çift i moshuar, të cilët janë transportuar në spital në gjendje asfiksie. Gruaja mësohet se ka qenë e moshuar, rreth moshës, 83 vjeç, dhe është nxjerrë jashtë banesës nga komshiu i saj.

E moshuara është dërguar në Tiranë për të marrë mjekim të specializuar ndërsa komshiu që e shpëtoi nuk ka dëmtime dhe po kontrollohet nga mjekët në spitalin e Durrësit. Mësohet se zjarri ka rënë fillimisht në kuzhinë e më pas është shpërndarë në ambientet e tjera të banesës.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Forcat zjarrfikës kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

b.ha./Shqiptarja.com