Zjarr në një apartament në Elbasan, po punohet për shuarjen e flakëve

22 Dhjetor 2018, 12:48

ELBASAN- Një apartament është përfshirë nga flakët në lagjen "Qemal Stafa". Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e flakëve.

Pas shuarjes së tyre, do të jetë i mundur edhe zbulimi i shkakut të zjarrit.