Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën 50-vjeçarja, ishte e paralizuar

23 Mars 2021, 18:30 | Përditesimi: 23 Mars 2021, 18:30

Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi nuk ka mundur të dalë nga banesa e saj, që ishte përfshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Tregu i Orizit në Vlorë.

Gruaja, e cila ka qenë e paralizuar ka mbetur brenda në banesë në pamundësi për të dalë dhe për pasojë është djegur duke humbur jetën.Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes.

b.ha./Shqiptarja.com