Zjarr në një banesë tek 9 katëshet, efektivët e policisë shpëtojnë fëmijën

11 Mars 2020, 08:55

TIRANË - Mëngjesin e sotëm në rrugën e “Dibres” në kryqëzim me rrugën e “Barrikadave”, ka rënë zjarr në një banesë 1 katëshe, ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxorr në menyrë të menjehershme nga punonjësit e Komisariatit numër 4 dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

"Në vendngjarje gjithashtu ndodhen forcat zjarrfikëse, ku u bë e mundur dhe fikja e zjarrit. Nga zjarri nuk ka pasoja në njerëz, vetëm deme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në një njoftim paraprap të Policisë së Tiranës.