Zjarr në një servis te 'Ali Demi' në Tiranë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

28 Prill 2020, 15:25

TIRANE-Një servis makinash u përfshi nga flakët rreth orës 14:20 minuta te zona e 'Ali Demit'. Godina është dy katëshe, në katin e parë ishte servisi, ndërsa i dyti si magazinë për goma.

Zjarri dyshohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes, ku zjarrfikësja arriti që ta shuante me shpejtësi.