Zjarr në Parkun Kombëtar të Qafshtamës, dyshohet i qëllimshëm

23 Mars 2019, 17:01

Një zjarr ka rënë në Parkun Kombëtar të Qafshtamës, në zonën  njohur si Mali i Xithit. Mësohet se sipërfaqja e djegur është 3.2 hektarë pisha dhe dru të ndryshëm.

Terreni i vështirë malor bën të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në vendngjarje ndodhet forcat e Administratës Rajonale e Zonave të Mbrojtura të cilat po përpiqen të neutralizojnë flakët.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.