Zjarr në pyjet e Devollit, një vatër u shua me ndihmën e grekëve

1 Gusht 2020, 12:31

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor të Sulit në bashkinë e Devollit. Sipërfaqja e djegur me pyje është e konsiderueshme. Vatra e zjarrit e cila ka qenë aktive prej ditës së djeshme tashmë është duke u vënë në kontroll nga forcat zjarrfikëse.

Terreni i thyer ua ka vështirësuar punën zjarrfikësve të cilët kanë mbërritur në këmbë dhe betejën me flakët po e vijojnë me mjete rrethanore. Ditën e djeshme vatra zjarri ka pasur edhe në Miras, në afërsi të kufirit me Greqinë, por është lokalizuar dhe fikur në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse të vendit fqinj.