Zjarr në pyjet e Kurbinit, flakët favorizohen nga era dhe terreni i thyer

27 Maj 2020, 12:21

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë masivin pyjor në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha të favorizuara nga era dhe terreni i thyer malor që vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe shërbimit pyjor.

Nuk dihen shkaqet e zjarri, por ai është pyjepërhapur me shpejtësi dhe ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshëm, ndërsa flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erës.