Zjarr në Tepelenë, digjen pyje e kullota/ Flakët rrezikojnë banesat, asnjë zjarrfikëse në vendngjarje

15 Shtator 2020, 18:01

TEPELENË- Një zjarr i madh ka rënë në veri të fshatit Beçisht në Tepelenë. Sipas informacioneve për Report Tv, po digje pyje dhe kullota 100 metra në vijë ajrore nga zona e banuar.

Banorët kanë thënë se deri tani nuk ka shkuar asnjë zjarrfikëse për të shuar flakët. Ata shqetësohen se era e fortë mund t'i afrojë flakët edhe më afër banesave të tyre.