Zjarr në Tragjas të Vlorës, flakët rrezikuan disa banesa

18 Shtator 2019, 16:44

VLORE-Dhjetë hektarë me kullota dhe disa rrënjë ullinj janë djegur si pasojë e një zjarri në afërsi të fshatit Tragjas ditën e sotme. Në vendin e ngjarjes shkuan tre zjarrfikëse, dy nga Vlora dhe një nga Orikumi duke bërë të mundur vendosjen në kontroll të flakëve pas disa orësh.

Report Tv sjell pamjet e aksionit të zjarrfikësve me flakët, që mund të ishin kthyer në kërcënim për disa banesa nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë. Nga zjarri janë rrezikuar të digjen 4 shtëpi të vendosura në faqen e kodrës të veçuara nga të tjerat. Zjarri dyshohet të jetë vendosur nga banorët e zonës për të liruar tokën për kullota.