“Zjarr” për kupën, sot percaktohen ekipet finaliste

15 Korrik 2020, 12:12 | Përditesimi i fundit: 2020-07-15 12:12:06

Sot përcaktohen dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë me finalen e madhe që do luhet më 2 gusht. Pas ndeshjes së parë gjysmëfinale të fituar 2-1 nga Bylisi që shkaktoi shumë polemika për dyshimet si e trukuar Tirana kërkon sot përmbysjen e madhe ndaj mallakastriotëve. Trajneri Egbo thotë se do luajë me më të mirët dhe grupin e ka të plotë. Tirana-Bylis luhet në 17:30 në “Selman Stërmasi”.Të dyja ekipet duan finalen e madhe dhe do bëjnë gjithçka për ta arritur.