Zjarr pranë shtëpive në Delvinë

20 Gusht 2020, 18:19

Një masiv pyjor është përfshirë nga flakët në periferi të qytetit të Delvinës pasditen e sotme.

Vatra e zjarrit është pranë disa banesave, por fatmirësisht kanë ndërhyrë në kohë forcat e zjarrfikëses dhe banorët duke shmangur përhapjen e flakëve në drejtim të shtëpive.