Zjarr te varrezat e fshatit në Mamurras, rrezikohen disa banesa

29 Qershor, 14:57 | Përditesimi i fundit: 2020-06-29 18:10:25

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë varrezat e fshatit Shpërdhet në Mamurras duke rrezikuar disa banesa që ndodhen afër tyre.

Për shkak të erës, flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar t'i afrohen banesave që ndodhen pranë varrezave të fshatit.

Në vendin e ngjarjes janë dy zjarrfikëse , ajo e Laçit dhe Krujës, që po tentojnë të vënë nën kontroll flakët.

Kategori të tjera