Zjarrëfikësit e koncesinarit të Rinasit: Erdhëm vullnetarisht, temperatura shkoi deri në 1000 gradë!

26 Mars 2021, 11:51

Shefi i Zjarrfikësve të Aeroportit të Rinasit ka bërë me dije se ai së bashku me një grup djemsh kanë ardhur vullnetarisht për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit. Ai ka bërë me dije se kanë asistuar me pajisje të sofistikuara, teksa tha se është e vështirë kërkim shpëtimi.

“Kam ardhur me 16 çuna me disa pajisje për këtë aksident që ka ndodhur në këtë ndërtesë, edhe gjatë ditës së djeshme kemi punuar. Ne jemi informuar prej mediave, se nuk na ka thirrur askush. Ne jemi aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, në varësi të koncesionarit, mjetet që kemi nuk kemi interferuar, kemi ardhur vullnetarisht. Pajisja që kemi ofruar ne është një pajisje që mundëson frumarrjen e vazhdueshme pa cilindra në shpinë, e bën të mundur që të kenë duart e lira dhe të bëjnë kërkim shpëtimin, pa peshë në shpinë. Në krahasim me dje situata është më e mirë, intensiteti i zjarrit e kemi fikur dje në orët e vona. Shumë materiale që kanë ekzistuar në atë hapësirë, ka qenë e stërngarkuar me materiale dhe qaska te zjarri është shumë e vështirë, të gjitha rafet, materialet janë shembur dhe arritja dhe avancimi është shumë i vështirë, zjarret e brendshme nuk kemi arritur t’i fikim, duhet të avancojmë në çdo vatër të vogël, diku gjatë ditës do e përfundojmë, zjarri intensitetin e madh e kemi kaluar, jemi duke u marrë me zjarre të vogla, por janë të rrezikshme. Puna e kërkimit është shumë problematike se po merremi me fikjen e zjarrit, materialet duhen pastruar dhe merr kohë, nuk kemi informacion tjetër. Dje ka qenë 980 gradë celcius deri aty ku kemi arritur”, ka thënë shefi i shërbimit të zjarrfikësve në Aeroportin e Rinasit.