Zjarret në pikat e grumbullimit të mjeteve/ Bashkia kërkoi hetim, heshtje nga Agjencia e Mjedisit

21 Gusht 2020, 16:26

TIRANË- Mos reagimi i institucioneve publike dhe konflikti mes tyre për kompetenca ka sjellë për pasojë lulëzimin e pikave të grumbullimit të automjeteve të vjetra për skrap në periferi të Tiranës të cilat si pasojë e zjarreve kanë prodhuar dhe ndotje ekologjike.

Këto janë pamjet (shiko videon) se si në më pak se dy javë, zjarret e rënda në pikat e grumbullimit të mjeteve të vjetra kanë shkaktuar ndotje masive të ajrit në periferi të Tiranës. Shtëllungat me dioksid karboni kanë mbuluar për disa minuta qiellin, ndërsa përballja e zjarrfikseve me zjarrin ka bërë të mundur vënien e tyre në kontroll.

Më 28 korrik 2020 do të shënohej pasdite në zonën e Yzberishtit ky zjarr, tre makina të grumbulluara për riciklim u dogjën.  

Pak ditë më vonë më 10 gusht një tjetër zjarr do të shënohej në dalje të Tiranës në rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq. Report Tv u interesuar pranë policisë bashkiake për masat e marra dhe rezulton se në plotë pesë shkresa ata kanë kërkuar që këto pika të kontrollohen përfshi edhe për masat e parandalimit të zjarreve.

Shkresat që policia bashkiake ka dërguar duket se institucionet qëndrore si hetimi tatimorë dhe agjensia rajonale e mjedisit i ka kaluar në heshtje, pasi janë dërguar disa muaj para zjarreve, deri në disa vite duke ngritur si shqetësim vënien në kontroll të ketyre subjekteve.

Policia bashkiake në përgjigjen e saj shprehet se jo vetëm ka vënë në dijeni institucionet, por ka qenë dhe në mbështetje të tyre kur kanë mbyllur këto subjekte të cilat janë rihapur sërish duke ushtruar aktivitetin.

Ndalur tek zjarri më i fundit më 10 gusht 2020, policia bashkiake shprehet se aktiviteti i subjektit të cilit edhe në 2019 i është revokuar leja mjedisore ushtron aktivitetin në kundërshtim me ligjin.

"Përgjatë aksit Tiranë-Ndroq, duke ushtruar këte aktivitet ne kundershtim edhe me VKM. Nr. 3, date 07.09.2011), Policia Bashkiake ka derguar pranë Ministrise së Turizmit dhe Mjedisit, shkresën me Nr. 854 prot, date 09.01.2020, për ndjekjen e kësaj problematike, si dhe marrjen e masave sipas kompetencave që u jep ligji“