Zjarret në vend/ Xhaçka: Përgjegjësit të përballen me ligjin

31 Mars 2019, 19:13

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shprehur mirënjohjen për skuadrën e forcave të armatosura për punën që po bëjnë për shuarjen e zjarreve të qëllimshme të javëve të fundit. Ajo tha se ata që kryejnë këto akte duhen denoncuar për t'u përballur me ligjin.

"Faleminderit të gjithë djemve e vajzave të Forcave të Armatosura, për punën që po bëjnë në shërbim të komunitetit dhe ruajtjes se pasurisë së përbashkët, nga zjarret e qëllimshme të konstatuara gjatë tre javëve të fundit.
Një situatë e pazakontë, përballë së cilës, pushteti vendor apo strukturat përgjegjëse nuk mund të mjaftohen vetëm me kërkesat për ndërhyrje nga ajri apo toka. Kushdo, që guxon t'i vërë flakën pyjeve e kullotave dhe kërkon të krijojë pasiguri duhet denoncuar e përballur me ligjin",
 shkruan Xhaçka

Për gjatë ditëve të fundit në të gjitha zonat në vend ka pasur zjarre të qëllimshme kryesisht nëpër zona malore duke rrezikuar bimësinë e tyre por edhe duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë.