Tragjedi me zjarret në Greqi/ Mbi 74 viktima, dyshohet për 4 shqiptarë të vdekur

24 Korrik 2018, 09:51 | Përditesimi: 24 Korrik 2018, 18:16

Situatë apokaliptike në shtetin fqinj. Athina prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret masive, ndërsa numri i viktimave, sipas mediave fqinje ka shkuar mbi 74 deri tani, 300 të plagosur dhe mijëra shtëpi të djegura. Nga totali i viktimave, sipas mediave greke vetëm në një restorant në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë. Roja bregdetare ka shpëtuar mbi 700 persona nga plazhet e zonës. Dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht nga grabitësit për të plaçkitur banesat. Zjarri fillimisht ka nisur në një resort turistik në veri të Athinës.