Zjarrfikësi Hero që rrezikoi jetën për të shpëtuar qenin e ngecur në greminë

26 Janar 2020, 19:50

Zjarrfikësi nga Elbasani, Florenc Elezi ka bërë të lumtur dy krijesa të pafajshme, një vajzë me aftësi ndryshe dhe një qen të ngecur në shkëmb prej 7 ditësh.

Gjithcka nisi me një telefonatë nga nëna e Fionës, e cila mori zjarrfikëset se një qen kishte ngecur rrëze një shkëmbi dhe rrezikonte të ngordhte.

Fiona, vajza me aftësi ndryshe kishte dëgjuar për ditë me rradhë të qarën e qenit dhe i kishte thënë mamasë së saj që ta shpëtonin.

Pas telefonatës, zjarrfikësit mbërritën në shkëmbin ku kishte ngecur qeni dhe e shpëtuan.

Florenci pranoi të ulej poshtë shkëmbit me anë të një litari që ta shpëtonte, duke rrezikuar edhe jetën e tij.

"Me anë të një telefonate nga qytetari ne e morëm vesh rastin. Por për këtë jemi për të shpëtuar", është shprehur Elezi për Report TV.

Florenci jeton në Elbasan dhe prej 6 vitesh bën rrugën vajtje-ardhje për në Gramsh, aty ku ka edhe punën për të qenë në krye të detyrës.

Jeta e tij është e lidhur me një profesion shumë fisnik.

Pas ketij gjesti human ai mori një shpërblim, një buqetë me lule dhuruar nga Fiona per zjarrfiksin e saj hero në shenjë falenderimi.

Tashmë vogëlushen Fiona nuk e mundon më e qara e qenit dhe ky i fundit është shumë mirë.