Zjarrfikësit: Mos harroni shishe uji në makinë, mund të... marrë flakë

2 Nëntor 2019, 11:48

Zjarrfikësit në SHBA i'u kanë bërë thirrje qytetarëve që kur largohen nga makina, të mos lënë brenda shishe me ujë sepse...mund  të marrë flakë makina. 

Kjo mund të duket shumë e çuditshme por rezulton se lënia e një shishe me ujë brenda makinës mund të jetë fatale. 

Për të sqaruar gjithçka, zjarrfikësit kanë ndarë me qytetarët amerikan edhe një video ku tregohet se çfarë mund të ndodhë nga një shishe plastike me ujë e harruar në makinë.

Rreziku që makina të përfshihet nga flakët është sidomos në ditët me temperatura të larta.

Shishja plastike, e rrumbllaktë dhe transparente, sidomos kur ka sado pak ujë brenda, nën rrezet e diellit mund të kthehet në një lupë zmadhuese. Shishja plastike, edhe me fare pak ujë brenda, arrin të mbledhë rrezet e diellit dhe ti përqëbdrojë ato në një pikë të vetme, ku temperatura mund të arrijë deri në 100 gradë celsius. Kjo do të ishte e mjaftueshme që të shkaktonte zjarr në makinë.