Zjarrfikësja do bënte prononcim për mediat, familjarët: S’keni pajisje, djali mund të kishte shpëtuar

26 Mars 2021, 11:47

Zjarrfikësja kishte dhënë njoftimin se do të dilte në një njoftim për mediat, por familjarët nuk e kanë lejuar. Ato kanë kërkuar që të gjitha informacionet që kanë t’ia përcjellin familjarëve fillimisht, duke ngritur akuza se nëse do të kishte pajisje më të mira, sot djali i tyre do të ishte gjallë.

Një gjë e tillë është pranuar edhe nga zjarrfikësi, i cili pranoi se ka nevojë për pajisje më të sofistikuara, por ka theksuar se ato kanë bërë maksimumin.  

Zjarrfikësi: Nuk do flas që ti bëj elozhe punës sime, por të flasë për gjendjen faktike.

Familjari: Na gjeni punën dhe më pas hajdeni bëni komente  Prononcimi i parë duhet të vini te ne

Zjarrfikësi: Sa ditë kam që jam këtu, pa lëvizur nga vendi

Familjari: Ti je duke bërë punë, por unë po qaj sikur ka dalë xhenazja. Asnjë nga ju nuk na ka ardhur që të na japin informacion

Zjarrfikësi: Unë si si me babanë, ju kemi komunikuar,