Zjarri i Amazonës ‘ndez’ protestuesit në sheshet e Brazilit

24 Gusht 2019, 12:49

Gjithmonë ka qenë e rrezikshme të luash me zjarr, kështu që presidenti brazilian Jair Bolsonaro, pas një indiferentizmi fillestar, ka premtuar një qasje të ashpër për të përballuar zjarret e mëdha që poshkatërrojnë Amazonën. Sidoqoftë, thirrjet e forta për të shuar zjarret që vinin nga Evropa nuk u vlerësuan në Brasilia.

Ka zjarre në të gjithë botën dhe tonat nuk mund të jenë një justifikim për të zbatuar sanksione ndërkombëtare. Brazili do të vazhdojë të jetë, siç ka qenë deri më tani, një vend miqësor për të gjithë dhe përgjegjës për mbrojtjen e pyllit të tij në Amazon” – tha në televizionin shtetëror Jair Bolsonaro, president i Brazilit.