Zjarri në Bubq djeg 2 kilometra hekurudhë, rrezikohen 10 banesat që janë afër

9 Shtator 2020, 17:32

KRUJË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë hekurudhën Vorë-Shkodër në afërsi të fshatit Budull të Bubqit. Zjarri i favorizuar nga era e fortë ka djegur deri tani mbi 2 kilometra hekurudhë. Sipas burimeve, zjarri  është i qëllimshëm dhe është vënë nga fshatarët të cilët kanë tokat e tyre në afërsi të hekurudhës.

Në vend ka ndërhyrë zjarrfikësja e Niklës dhe ajo e Krujës të cilat po mundohen të lokalizojnë flakët të cilat po përhapen me shpejtësi dhe po djegin me dhjetëra trarë druri mbi të cilat mbështeten shinat. Nga zjarri rrezikohen afro 10 banesa të cilat janë rreth 40 metra larg flakëve. Të dyja zjarrfikëset po përpiqen të mbajnë nën kontroll zjarrin për të evituar djegien e banesave.