Zjarri në magazinë e qendrës tregtare në Tiranë, dyshohet se roja ka ngelur brenda ambienteve

24 Mars 2021, 21:57 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 21:57:49

Nga zjarri i rënë brenda ambienteve të një magazinë në një qendër Tregtare në Tiranë dyshohet se brenda të ketë mbetur roja i objektit, pasi është i vetmit që nuk përgjigjet në telefon dhe në momentin e zjarrit ka qenë në punë. Policia nuk konfirmon që të ketë persona brenda dhe për të prania e rojës brenda ambienteve të magazinës është ende dyshuese.

Ambienti ku zjarri ka ndodhur ka qenë i mbushur plot me materiale, me rroba e dyshek. Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike, por edhe kjo pistë akoma është e dyshimeve fillestare.