Zjarri në pyjet e Zejmenit në Lezhë aktiv prej dy javësh, afrohet drejt fshatrave duke rrezikuar jetën e banorëve

28 Korrik 2020, 19:32

Zjarri i rënë prej dy javësh që nisi në pyjet e Zejmenit në Lezhë dhe më pas  kaloi në territorin e Bashkisë Mirditë vijon të jetë aktiv. Të ndihmuar dhe nga era flakët janë aktivizuar fuqishëm gjatë ditës së sotme dhe po afrohen drejt fshatit Bulger , Katundi Vjetër, Rubik duke rrezikuar pronat dhe vetë jetën e banorëve të saj .

Kreu i Partisë Demokratike në Mirditë, Mark Ruçi denoncon se gjendja është alarmante dhe kërkon ndërhyrje nga Emergjencat civile të Qarkut Lezhë dhe Bashkisë Mirditë së bashku me ndërhyrjen nga ajri të Emergjencave civile.