Zjarri në qendrën tregtare në Tiranë, drejtori i zjarrfikëses: Po punojmë prej 2 orësh, situata drejt normalizimit

24 Mars 2021, 20:18 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 20:29:21

Drejtori i Shërbimit të Zjarrfikëses në Tiranë Shkëlqim Goxhaj në një prononcim për Report TV ka dhënë informacione lidhur me zjarrin e rënë në magazinat e qendrës tregtare "Casa Italia" në Tiranë. Ai thotë se nuk ka dëme në njerëz dhe se situata është drejt normalizimit.

"Kemi më shumë se 2 orë që po punojmë dhe jemi drejt vënies në kotroll  të situatës. Zjarri është shumë i rrezikshëm. Për momentin duhet teë eleminojmë zjarrin, për shkaqet do flasim më vonë. Në magazinë nuk ka shumë flakë por është amienti i mbushur me tym, vetë pozicioni i magazinës nuk lejon që zjarri të marrë përmasa të mëdha por ka tym. Por kjo situatë është duke kaluar. Për pak kohë jemi duke e vënë në kontroll", tha ai.