Zjarri në qendrën tregtare në Tiranë, pas 5 orësh tymi vijon të dalë nga magazina në shtëllunga të mëdha

24 Mars 2021, 22:02 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 22:04:16

Pas më shumë se pesë orësh që ka rënë zjarri në një magazinë te qendra tregtare "Casa Italia", tymi vijon të dalë me shtëllunga të mëdha.

Zjarrfikëset kanë krijuar disa vrima në anë të murit të ndërtesës ku është zjarri, me idenë e ndihmës për të nxjerr jashtë tymin.