Zjarri në qendrën tregtare, pas 16 orësh roja që u bllokua brenda magazinës ende nuk është gjetur

25 Mars 2021, 08:15

Kur kanë kaluar më shumë se 16 orë, nga zjarri që përfshiu një magazinë në qendrën tregtare ‘Casa Italias’, përgjegjësi i sigurisë Arjan Sala që mbeti i bllokuar brenda magazinës, ende nuk është gjetur.

Që prej orësh 16:00 të një dite më parë, dyshohet se trupi i Arjan Salës ndodhet brenda në magazinë, por për shkak të shtëllungave të dendura të tymit, është e vështirë që të ndërhyhet.